TË FUNDIT

Të dërguarit e Gjermanisë, Francë dhe Italisë para takimit të 18 marsit: Mundësia për një të ardhme më të mirë është tani

Të dërguarit e Gjermanisë, Francë dhe Italisë para takimit të 18 marsit: Mundësia për një të ardhme më të mirë është tani

Të dërguarit e posaçëm të Francës, Gjermanisë dhe Italisë përmes një deklarate të përbashkët për dialogun Kosovë-Serbi në prag të takimit në Ohër, qytetarët e dy vendeve meritojnë një të ardhme më të mirë.

Tre të dërguarit, Emmanuel Bonne, Jens Plotner e Francesco Tolo në këtë deklaratë të përbashkët theksojnë se mundësia për të nisur atë të ardhme është tani.

Gjithashtu është thënë se e ardhmja si e Kosovës ashtu edhe e Serbisë dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe se duan t’i mbështesin më fuqishëm në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE, transmeton lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën:

Liderët tanë, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgina Meloni, na kanë ngarkuar ne t’i ofrojmë mbështetje përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në arritjen e hapit të madh në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pse është aq shumë e rëndësishme për vendet tona? Dhe pse tani po përfshihemi në dialog në të cilin dy palët kanë ngecur prej vitesh?

Arsyeja për këtë është e ardhmja si e Kosovës ashtu edhe e Serbisë dhe tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, e ne duam t’ju mbështesim më fuqishëm në rrugëtimin e juaj drejt anëtarësimit në BE.

Evropa gjendet në një pikë kthese. Rusia me sulmin e saj brutal ndaj fqinjit Ukrainës në kontinentin tonë riktheu luftën e përmasave të gjera.

Pjesë e përgjigjes tonë ndaj kësaj goditje të papranueshme në sigurinë evropiane është që të punojmë me përkushtim akoma më të madh në forcimin e shtëpisë tonë. Për gjashtëshen e Ballkanit që nisi rrugëtimin e integrimit evropian, duhet të bëjmë përpjekje shtesë për të larguar barrierat nga e kaluara që e kanë bllokuar këtë rrugë.

Pengesa më e dukshme është çështja e pazgjidhur e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila gjithashtu paraqet një rrezik sigurie për Evropën.

Ngjarjet që pamë në fund të vitit të kaluar na shqetësuan shumë. Bllokada, dhuna, kërcënimet dhe retorika nacionaliste e komplikojnë shumë jetën e përditshme të qytetarëve në veri të Kosovës.

Ai destabilitet në të cilin jemi vazhdimisht në prag të përshkallëzimit të dhunës duhet të marrë fund. Duhet të marrë fund sepse me të drejtë qytetarët e Evropës pyesin se si Serbia dhe Kosova do të ulen ndonjëherë në të njëjtën tryezë në Bruksel si miq dhe partnerë, kur të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian? Si mund t’i bindim qytetarët tanë se ofrimi i mbështetjes për Serbinë dhe Kosovën është një ide e mirë?

Kjo situatë duhet të marrë fund sepse investitorët nga vendet tona ndjekin lajmet dhe pyesin veten nëse ia vlen të investohet në këtë rajon. Çfarë duhet t’u themi atyre nëse flakët e një konflikti të ri tashmë po digjen?

Por mbi të gjitha kjo situatë duhet të marrë fund sepse qytetarët e Kosovës dhe Serbisë meritojnë një të ardhme më të mirë. Një e ardhme në të cilën do të kapërcehen përfundimisht mosmarrëveshjet që paralizojnë të dy vendet.

Kjo e ardhme hap rrugën për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore, bashkëpunimin rajonal dhe një treg të vetëm. Dhe kjo e ardhme, në fund të fundit, hap rrugën për realizimin e premtimit të dhënë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian si partnerë të barabartë, sapo të plotësojnë kriteret. Mundësia për të nisur atë të ardhme është tani.

Kjo është arsyeja pse ne propozuam një projekt-marrëveshje të re dhe të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u miratua nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe që mbështetet aktivisht nga liderët tanë dhe partnerët tanë amerikanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *