Diaspora dërgoi 692 milionë euro në Kosovë për 6 muaj
Dërgesat e diasporës në Kosovë arritën në 692 milionë euro gjatë 6 muajve të parë të vitit 2026.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat u rritën me 5.7 për qind. Krahasimi është bërë me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Gjermania vazhdon të jetë burimi kryesor i dërgesave, me 38.2 për qind të totalit, përcjell OEK, transmeton KosovaPress.
Pas saj renditet Zvicra me 20.4 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6.4 për qind.
Të dhënat tregojnë se nga viti 2008 deri më 2025, remitencat arritën në 15.2 miliardë euro.
Dërgesat nga diaspora vazhdojnë të kenë rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Gjatë dekadës së fundit, ato përfaqësuan rreth 12 deri në 14 për qind të Bruto Produktit Vendor.
