Skënder Hyseni: Jam 100 herë më LDK se Abdixhiku
Skënder Hyseni: Jam 100 herë më LDK se Abdixhiku
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni sërish ka vazhduar me thumbimet ndaj kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, që sot shënoi dyvjetorin e mandatit në krye të partisë më të vjetër në vend.
Hyseni ka kritikuar qasjen e të parit të LDK-së sa i përket planit evropian, ndërsa shtoi se është 100 herë më LDK sesa vet kryetari i saj, përcjell lajmi.net.
Tutje, siç tha Hyseni, sa i përket çështjes së marrëveshjes, është gabim të sulmohet kushdoqoftë.
“Unë e kam dëgjuar Lumirin e kam dëgjua dhe shumë të tjerë anëtarë të kryesisë së LDK-së. Unë nuk pajtohem me këtë qasje, unë jam më LDK-së se Lumir Abdixhiku 100 herë.
Në çështjen e marrëveshjes, është gabim të sulmohet kushdo-qoftë, sepse është marrëveshje ultimative e vendosur në tavoline, është ndëshkim ndërkombëtar për politikat luftënxitëse edhe në Kosovë dhe Serbi dhe duhet të kuptohet qartë dhe është ndërprerje e një katandisje të mëtejme të Kosovës, është mirë të nënshkruhet, është mirë që opozita të sillet pak më ndryshe.” – ka thënë Hyseni në RTV Dukagjini.