TË FUNDIT

Berisha i PDK-së: Me pranimin e pikës 7, Kosova do të kthehet në kohën e Millosheviqit

Berisha i PDK-së: Me pranimin e pikës 7, Kosova do të kthehet në kohën e Millosheviqit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hisen Berisha, ka folur në prag të takimit të 18 marsit në Ohër.

Në një prononcim për lajmi.net, Berisha pohoi rezervat e tij mbi pikën shtatë të marrëveshjes, duke thënë se pranimi i diçkaje të tillë, e kthen Kosovën në periudhën e Millosheviqit.

“Fokusin e tij te pika e shtatë, që në njëfarë forme e legalizon Serbinë në Kosovë, apo e kthen Kosovën në kohën e Millosheviqit që ka qenë më shumë se Autonomi e më pak se Pavarësi dhe kjo marrëveshje është dhënë para nënshkrimit të kapitulimit në Kumanovë, që ka imponuar edhe marrëveshjen e Serbisë nga Kosova”, tha fillimisht ai.

Tutje, Berisha potencoi faktin se duke njohur metodën e negociatave, e asaj që diskutohet, pret një dakordim për të vazhduar serinë e bisedimeve.

“Në Ohër, unë duke njohur principet mbi të cilat negociohet, ose negociojnë palët që janë të përfshira, këtu edhe kryeministri ynë, pres që ata do të dakordohen, që të ketë edhe dy seri të tjera të bisedimeve, këtë veçse e kam paralajmëruar në paraqitjet e mëhershme, e diku mbase do të jetë Parisi ai që do ta nënshkruajë Zajdenicën me këtë status çfarë këta po pretendojnë”, vazhdoi ai.

Më poshtë edhe videoja e plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *