Molliqaj: Kurti s’ka legjitimitet për themelim të Asociacionit – ose duhet ta refuzojë, ose të japë dorëheqje
Molliqaj: Kurti s’ka legjitimitet për themelim të Asociacionit, ose duhet ta refuzojë, ose të japë dorëheqje
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka legjitimitetin për themelim të Asociacionit.
Ai ka deklaruar se i gjendur para një zgjedhjeje të tillë, shefi i ekzekutivit duhet të refuzojë një gjë të tillë, ose të japë dorëheqje, përcjell lajmi.net.
Këto pohime ai i bëri në një debat televiziv, teksa nga debati respektiv në KTV, ndau një pjesë të veçantë, që edhe e publikoi në rrjetin social “Facebook”.
“Kurti nuk ka legjitimitet që ta themeloi Asociacionin. Prandaj ose duhet ta refuzoj ose të jap dorëheqje.” – shkroi veç tjerash Molliqaj.
Kanë mbetur tashmë vetëm edhe tri ditë deri te takimi i nivelit të lartë i lehtësuar nga BE-ja mes kryeministrit Kurti e të parit të serbëve, Vuçiq.
Takimi që do të mbahet në Ohër, gëzon vëmendje të veçantë, megjithatë, për shumëkë nuk pritet të ketë “tym të bardhë”.
Duhet përmendur faktin se redaksia jonë, nga atje do t’ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.