Kurti pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së: Kjo është padrejtësi e papranueshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Kurti e ka cilësuar vendimin si “padrejtësi të papranueshme”, duke kërkuar që ai të ndryshohet në procedurën e apelit.
“Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, fakti që aktgjykimi është shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës nuk nënkupton se ai përfaqëson vullnetin e qytetarëve.
“Aktgjykimi mund të jetë shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, por kjo formulë e zbrazët nuk duhet ngatërruar me vullnetin e popullit”, ka deklaruar ai.
