Edhe në Serbi i tremben emrit të Donjetës
Dje dhe sot një numër i madh i mediave serbe, janë marrë me kampionen e Kosovës, boksieren Donjeta Sadiku, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror dhe në Evropian.
Mediumet serbe shkruajnë me cinizëm për faktin se i tremben shqiponjës së Kosovës, përcjell Bota Sot.
E para, serbët çdo medalje që Kosova fiton për ta është sikur një plumb!
E dyta, shovenistët serbë vazhdojnë me retorikën e tyre, duke gënjyer.
“Donjeta Sadiku, kampione e Kosovës në boks nuk do të mund të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për shkak të ndalimit të hyrjes në vendin mikpritës.
Është India, një vend që nuk e ka njohur pavarësinë.
Sadiku fillimisht njoftoi se nuk do të merrte pjesë në Kampionatin Botëror nëse nuk lejohej të garonte si Kosovë.
Organizatori e hodhi poshtë menjëherë një ide të tillë dhe e informoi boksieren për kushtet në të cilat ajo mund të garonte.
Kosova dhe himni kombëtar nuk do të përdoren në asnjë ceremoni gjatë Kupës së Botës, e as flamuri nuk do të lejohet.
Megjithatë, për boksieren problem edhe më i madh është fakti që ajo nuk ka marrë vizë për të ardhur në Indi”, shkruan media serbe “Kurir”.
“Kemi aplikuar për vizë në dhjetor, çdo muaj marrim të njëjtin mesazh. Kemi kontaktuar me të gjitha autoritetet e rëndësishme, por nuk ka asnjë përgjigje”, tha Latif Demolli, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
Është interesant se Sadiku u përball me një problem identik në vitin 2018 kur iu ndalua hyrja në Indi dhe pjesëmarrja në Kupën e Botës në Delhi.
Duket se këmbëngulja nuk shpërblehet gjithmonë.
Sadiku tregoi vitin e kaluar se është gati për të fituar medalje në garat e mëdha dhe në Indi do të ishte një kandidate e shkëlqyer për një renditje të lartë.
Ajo fitoi medalje bronztë në Kampionatin Evropian në Budvë dhe Kampionatin Botëror në Stamboll”, – shkruan më tej ky farë mediumi serb./Bota Sot