“Nëse ka asi trima që nisen me armë për Serbi…”/ Gjinovci vë në pikëpyetje alarmin për Prishtinën
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas paralajmërimeve për tensione të mundshme në Kosovë lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për rastin e ish-krerëve të UÇK-së.
Gjinovci ka vënë në pikëpyetje se ndaj kujt do të drejtoheshin trazirat, duke theksuar se institucionet e Kosovës nuk janë përgjegjëse për Gjykatën Speciale.
Ai ka shtuar se nuk beson se qytetarët do të sulmonin institucionet, ndërsa një skenar i përplasjes me Serbinë, sipas tij, do të kishte më shumë gjasa të lidhej me zonat kufitare sesa me Prishtinën.
Postimi i plotë:
A bon dikush me ma ilustru qito trazira ndaj kujt kishin me ndodhë? Kush ndaj kujt dhe si dhe pse? Un s’po besoj që çohet najkush me men në kry me sulmu institucione të Kosovës të cilat s’janë përgjegjëse për gjykatën, aq ma tepër që Albin Kurti që i udhëheqë aktualisht ato e ka kundërshtu atë gjykatë kur u konë vakti. A nëse ka asi trima që organizohen me armë mu nisë për Serbi atëhere mujna me pasë probleme me Serbinë, por ato s’besoj që ndodhin në Prishtinë, ish dashtë ka zonat kufitare, kështu që s’pe kuptoj pse ka paralajmërime për kujdes në qytet. 🤷♂️
