Hysni Gucati vjen në Kosovë, viziton nënën e tij të sëmurë
Hysni Gucati vjen në Kosovë, viziton nënën e tij të sëmurë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, i dënuar nga Gjykata Speciale, Hysni Gucati, ka ardhur në Kosovë.
Arsye e ardhjes së tij është vizita që ai do të bëj tek nëna e tij e cila vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan lajmi.net.
Vizita atij i është mundësuar për arsye humanitare nga Gjykata Speciale.
Kjo nuk është hera e parë që Gucati vjen nga Haga në Kosovë, me lirim special.
Ai edhe më herët ishte liruar për qëllime vizite humanitare, në një rast kur i kishte vdekur babai dhe një rast tjetër kur nënën e kishte të shtrirë në spital. /Lajmi.net/