Nis largimi i bërllokut nga Prishtina, “Pastrimi” del në terren
Nis largimi i bërllokut nga Prishtina, “Pastrimi” del në terren
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar opinionin se ekipet e saja kanë dalë në terren për të vazhduar me largimin e mbeturinave.
Me anë të një komunikate për media, “Pastrimi” njofton se kryerja e shërbimeve do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt operativ, shkruan lajmi.net.
“Falenderojmë secilin qytetar për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve te kompanisë sonë”, tha kompania.
Njoftimi i plotë:
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se ekipet kanë dal në teren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave.
Po ashtu njoftojmë qe kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ.
Falenderojmë secilin qytetar për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve te kompanisë sonë.
Me respekt,
Kompania Regjionale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë. /Lajmi.net/