TË FUNDIT

Avni Islami: Spiunazhi mbetet rrezik real për sigurinë e Kosovës

Njohësi i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet spiunazhi për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ai ka theksuar rëndësinë e ndarjes së informacionit me institucionet dhe vetëdijesimit të qytetarëve, duke thënë se shtetet jo mike mund të kërkojnë bashkëpunëtorë në fusha të ndryshme.

Islami u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo veprim të dyshimtë tek autoritetet, me qëllim parandalimin dhe neutralizimin e veprimtarisë së agjenturave të huaja.

Postimi i plotë:

Ndarja e informacionit me institucionet e shtetit dhe vetëdijesimi ynë sot është mbrojtja më e mire e vendit nga spiunazhi.

Veprimtaria e spiunazhit nuk ka lindur nga OZNA (njihet si një organizatë represive dhe terrorizuese) e as me UDB-a serbe. Kjo është një zeje e lashtë sa vetë njerëzimi, por ne si popull i Kosovës ëjemi përballur egërsisht me presionet dhe shantazhet e saj, sidomos në pesëdhjetë vitet e fundit.

Ky shërbim sekret serb la gjurmë të thella edhe pas përfundimit të luftës dhe pas ndërtimit të shtetit tonë modern.

Arrestimet dhe dënimet për spiunazh gjatë dy viteve të fundit tregojnë qartë dy gjëra:

-Shteti i Kosovës po i lufton pa mëshirë të gjithë ata që orientohen kundër interesit tonë kombëtar.

-Veprimtaria e spiunazhit është një rrezik real dhe tejet i madh për sigurinë tone kombëtare sepse mund të bëheni bashkëpunëtor pa e ditur as vet .

Shtetet jo mike janë të interesuara të gjejnë bashkëpunëtorë në çdo fushë: në ekonomi, shëndetësi, kulturë, art, në gazetari etj. Një informator ose agjent mund të bëhet pjesë e lojës pa qenë fare i vetëdijshëm se po punon kundër vendit të tij!

Qëllimi i armikut është i qartë: të krijojë narrativa të rreme se Kosova nuk është një shtet normal për të jetuar dhe të nxisë pakënaqësi e mosbesim ndaj institucioneve tona shtetërore.

Prandaj duhet bërë vigjilencë:

Nëse vëreni diçka të dyshimtë nga persona të caktuar që tentojnë të marrin informacione nga ju, apo që ju orientojnë drejt vendeve me rëndësi vitale e strategjike për Kosovën, mos hezitoni dhe lajmroni menjëherë autoritetet!

Duke raportuar, ju i ndihmoni vendit dhe ua lehtësoni punën institucioneve tona të sigurisë për të neutralizuar agjenturat e huaja. Çdo individ që dyshohet për spiunazh dhe rrezikon sigurinë kombëtare do të dalë para drejtësisë dhe do të marrë dënimin e merituar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *