TË FUNDIT

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Eva Palatova ka zhvilluar takim lamtumirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Shefja në detyrë e BE-së ka përsëritur thirrjen e BE-së, për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe tejkalimin e ngërçit politik

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE. BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!’’, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *