TË FUNDIT

Një 24 vjeçare gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

Një 24 vjeçare gjendet pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë

Një 24 vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë.

Rasti për të është raportuar nga familjarët.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *