TË FUNDIT

Lajçak në Beograd, nis takimin me Vuçiq

Lajçak në Beograd, nis takimin me Vuçiq

Presidenti serb, Aleksnadar Vuçiq ka pritur në takim të dërguarin Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Vuçiq priti Lajçakun në ndërtesën e presidencës.

Siç edhe ishte paralajmëruar më parë, pas takimit pritet që të ketë një komunikatë për media në të cilën do të sqarohet se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Vuçiq para takimit me Lajçak tha se para nisjes për në Ohër do t’u drejtohet qytetarëve për t’i informuar se çfarë duhet të bëjë Serbia në periudhën e ardhshme./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *