POLITIKATË FUNDIT

Kërçeli, Hotit: Na trego qysh e shitet thëngjillin 8 euro për ton

Deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, i ka replikuar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke i përmendur marrëveshjen e qeverisë Hoti për shitjen e thëngjillit.

Hoti thotë se marrëveshja e fundit godet rëndë sistemin energjetik, teksa Kërçeli u shpreh se një marrëveshje pa fitim e kishte bërë vet.

“Ish-Kryeministri Hoti meqë qenka kyçë në temën e thëngjillit, le të na tregojë qysh pikërisht në kohën e qeverisë së tij antikushtetuese KEK ka shitur thëngjill për Maqedoni përmes stërshitësve, PA FITIM për vete, me çmim 8 Euro/ton, me kontratë të papublikuar te operatori Enertech.

Për këtë ka aktakuzë pasi që me ardhjen e Qeverisë Kurti, rasti është dërguar në Prokurori.

Nuk duhet me qenë ekonomist për me ditë që dikush këtu ka fitu – veç jo KEK-u” shkroi Kërçeli në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *