Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, shoferi kishte konsumuar alkool
Katër persona të lënduar nga një aksident në Prizren, shoferi kishte konsumuar alkool
Katër persona kanë mbetur të lënduar, si shkak i një aksidenti të djeshëm në hyrjen jugore të Prizrenit.
Policia bënë të ditur se njëri ka shoferët kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, përcjell lajmi.net.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave njëra me targa të Shqipërisë me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe tjetra me targa vendore me ngasës viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dy shtetas të Shqipërisë dhe dy të Kosovës të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka rezultuar me alkool në gjak 1.12 promilë dhe i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë./Lajmi.net/