TË FUNDIT

Jep dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri

Jep dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri

Pas publikimit nga “Betimi për Drejtësi” të hulumtimit për “Mashtrimet në emër të avokatëve”, bëhet e ditur se ka dhënë dorëheqje drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve, Besim Curri.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur Oda e Avokatëve nëpërmjet një komunikate për media.

“”Oda e Avokatëve të Kosovës, pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” të shtunën me datë 11.03.2023 në KTV, njofton të gjithë avokatët dhe publikun e gjerë si dhe bënë me dije se: Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij”, thuhet në njoftimin e OAK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *