Ngjarja tragjike në Tiranë, konfirmohet vrasja e një gruaje dhe plagosja e pesë personave të tjerë
Ngjarja tragjike në Tiranë, konfirmohet vrasja e një gruaje dhe plagosja e pesë personave të tjerë
Një ngjarje e rënd ka ndodhur sonte rreth orës 21:05, në një lokal në Tiranë, pasi në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.
Sipas Policisë në Shqipëri, si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare. Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët”, thuhet në njoftim.