TË FUNDIT

Von Cramon: Shpresoj t’i shohë në marrëveshje nënshkrimet e Kurtit e Vuçiqit javën e ardhshme në Ohër

Von Cramon: Shpresoj t’i shohë në marrëveshje nënshkrimet e Kurtit e Vuçiqit javën e ardhshme në Ohër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se shpreson që në takimin e ardhshëm në kuadër të dialogut, Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë marrëveshjen për planin evropian.

Eurodeputetja gjermane tha se ky do të jetë një hap i madh drejt Bashkimit Evropian, për të dyja shtetet.

Ajo komentoi deklaratën e bërë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim.

“Shpresoj shumë që do të shohim të dyja nënshkrimet nën marrëveshje në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Von Cramon.

Ndryshe ambasadori gjerman, Rohde i ka ofruar mbështetje të plotë emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak se një marrëveshje e arritshme do t’ia mundësojë Kosovën të fitojë shumë. Përpos kësaj ai tha se Kosova duhet të formojë Asociacionin që tani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër.

Takimi i Kurtit me Vuçiq vie brenda pak javëve, pas atij që patën më 27 shkurt në Bruksel.

Në kuadër të takimit të kaluar pati pajtime sa i përket planit evropian, por sipas Kurtit pala serbe refuzoi të nënshkruajë për shkak të kërkesave që kanë e që lidhen edhe me Asociacionin.

Kurti vazhdimisht është shprehur kundër nënshkrimit të Asociacionit, që sipas ti bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës./Lajmi.net/

Can’t agree more.
Hope so much that we will see both signatures 🇽🇰 and 🇷🇸 under the agreement at the end of next week in #Ohrid
This will be a major step towards 🇪🇺 integration for both countries. https://t.co/X7M792FaKJ

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) March 12, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *