TË FUNDIT

Dendias takon edhe Gërvallën, flasin për zhvillimet në dialog

Dendias takon edhe Gërvallën, flasin për zhvillimet në dialog

Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar edhe me shefen e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryediplomati grek, Dendias përmes një postimi në Twitter.

Ai ka bërët të ditur se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektiven e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Gjatë qëndrimit tim në Prishtinë, jam takuar me shefen e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Diskutim mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën drejt BE-së të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Dendias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *