POLITIKATË FUNDIT

“Qytetari nuk do të harrojë asgjë” – Familja e Haki Imerit akuzon krerët e LDK-së për “pazare” me PDK-në

Familja e Haki Imerit ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike dhe ngërçit institucional në vend, duke kritikuar drejtuesit e LDK-së dhe duke ngritur akuza për afërsi të tyre me PDK-në.

Në reagimin e publikuar në Facebook, familja e Imerit shprehet se interesat personale të disa prej krerëve të LDK-së po përputhen me ato të PDK-së, ndërsa pretendon se kjo parti qëndron në prapavijë të pengesave për formimin e institucioneve. Ata i bëjnë thirrje LDK-së të zgjedhë mes formimit të institucioneve të Kosovës dhe, siç shprehen, interesave të ngushta të disa prej drejtuesve të saj, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Miq,

-Ata që mendojnë se u ka ardhur dita të kërkojnë më shumë se çfarë u ka dhënë qytetari, duhet ta dinë një gjë:

-Kjo llogari do t’u kushtojë shtrenjtë.

-Këtu e kemi fjalën për krerët e lodhur të LDK-së, qe moren LDK me nderskamca e mbajne ate me dollovere e lojera te ndyta , dhe ne fund i sherbejne Shikut.

-Po bëhet gjithnjë e më e qartë se interesat personale të një pjese të tyre përputhen me interesat e PDK-së.

– PDK-ja duket se qëndron në prapavijë të pengesave, zvarritjeve dhe ngërçeve që po e mbajnë peng formimin e institucioneve..

-Të mos formohen institucionet.

-Të vazhdojë bllokada.

-Deri sa ‘lirohet’ Hashim Thaçi , nga burgu , qe i bie se kogja gjate duhet me prite qe kjo te ndodhe …

-Nëse LDK-ja refuzon koalicionin edhe kësaj radhe, duhet ta kuptojë se qytetarët do ta shtrojnë një pyetje të thjeshtë:

-Pse kreret e LDK po veprojne si PDK-ja ; Sepse pazeret me PDK i kushtuan dhe i kushtojne ne vazhdimesi deri ne shperberje , te LDK.

-Ndërkohë, Kosova vazhdon të mbahet peng.

-Por qytetari nuk është më ai i djeshmi..

-Ai po i sheh gjërat.

-Po i lidh fijet.

-Dhe kur të vijë dita e llogarisë, nuk do të harrojë asgjë.

-LDK-ja duhet të zgjedhë.

-Institucionet e Kosovës apo interesat e ngushta të disa krerëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *