Tomë Gashi: Juve as urat nuk ju kanë besuar t’i ruani; akuzon opozitën për afërsi me “Rojat e Urës” dhe Radojçiqin
Avokati Tomë Gashi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza dhe dyshime për, siç pretendon ai, lidhje të afërta me organizatën “Rojat e Urës” dhe Milan Radoiçiqin.
Gashi, në reagimin e tij, shkruan se personave të cilëve u drejtohet nuk u është besuar as ruajtja e urave, duke pretenduar se arsyeja lidhet me afërsinë e tyre me këtë organizatë dhe me Radoiçiqin.
“Juve nuk ju kanë besu! Juve as urat nuk ju kanë besuar t’i ruani. Sepse pak si shumë të afërt keni qenë me organizatën terroriste ‘Rojat e Urës’ dhe me komandantin e saj, Radojçiqin”, shkruan Gashi.
Ai më tej lë të kuptohet se marrëdhëniet mes personave për të cilët flet dhe Radoiçiqit mund të kenë qenë më të thella sesa raportet profesionale.
“Me sa duket, me ta e me të keni pasur më shumë se sa ‘raporte pune’…!”, ka shkruar avokati Gashi.
