Tahiri: PDK dhe LDK ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, LVV jo
Tahiri: PDK dhe LDK ia dinë vlerën marrëveshjes me njohje reciproke, LVV jo
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, është shprehur se dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, ia dinë vlerën thelbësore një marrëveshjeje potencialisht të mundshme me Serbinë, ku do përfshihej njohja reciproke.
Kjo pasi që, sipas saj këto dy parti janë trashëgimtare të UÇK-së dhe LDK-së, përcjell lajmi.net.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri është shprehur se VV dhe kryeministrit Albin Kurti, nuk ia dinë vlerën, sepse ‘nuk kanë ekzistuar’, në kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.
“PDK dhe LDK ia dinë vlerën thelbësore të marrëveshjes me njohje reciproke sepse janë trashëgimtare te UÇK-së dhe LDK-së që janë realizuesit e pavarësisë së Kosovës, ndërsa VV dhe as Kurti nuk ia dinë vlerën sepse nuk kane ekzistuar ne kohën e çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës!”, ka shkruar Tahiri./Lajmi.net/