TË FUNDIT

Mbaron epoka e të paprekshmëve? – Geci paralajmëron një kapitull të ri në drejtësi me Donika Gërvallën

Halil Geci ka shprehur mbështetje për ministren në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke vlerësuar se me drejtimin e saj sistemi i drejtësisë në Kosovë po hyn në një fazë të re.

Sipas tij, është krijuar një mundësi reale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për trajtimin e rasteve që kanë mbetur për vite të tëra pa u zbardhur.

Geci thekson se drejtësia duhet të veprojë në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike dhe pa bërë dallime për askënd, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Drejtësia në Kosovë me rugovisten Donika Gërvallën po hyn në një fazë të re të zbardhjes së rasteve të harruara

Kërcënimet ndaj institucioneve nuk mund të jenë mbi ligjin

Në asnjë demokraci funksionale nuk është e pranueshme që dikush të kërcënojë publikisht një kryeministër, një zyrtar shtetëror apo cilindo qytetar dhe të pretendojë se është mbi ligjin. Institucionet e drejtësisë kanë për detyrë të veprojnë në mënyrë të pavarur, duke u bazuar në ligj, fakte dhe prova.

Me forcimin e institucioneve të drejtësisë, qytetarët shpresojnë se çdo pretendim për shkelje të ligjit do të trajtohet mbi bazën e fakteve, provave dhe përgjegjësisë individuale, pa dallim të pozitës apo të kaluarës së askujt.

Me ardhjen e Donika Gërvallës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, shumë qytetarë kanë parë një shpresë të re për forcimin e sundimit të ligjit dhe për një proces më të guximshëm në trajtimin e rasteve që për vite kanë mbetur pa u zbardhur.

Për një kohë të gjatë, në opinion ka ekzistuar bindja se disa raste të rënda nuk janë trajtuar sa duhet për shkak të ndikimeve politike dhe frikës nga figura të fuqishme. Sot kërkesa kryesore e qytetarëve është që drejtësia të veprojë e pavarur, duke u bazuar vetëm në ligj dhe prova.

Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pavarësisht kontributit, pozitës apo historisë së tij. Lufta për liri dhe sakrifica e shumë njerëzve nuk mund të përdoret si mburojë ndaj çdo përgjegjësie eventuale ligjore.

Kosova ka nevojë për institucione të forta që të garantojnë drejtësi, të mbrojnë qytetarët dhe të rikthejnë besimin se çdo padrejtësi mund të përballet përmes rrugës ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *