TË FUNDIT

Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë

U.d e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas gjetjes së varrit masiv në fshatin Kalludër, në Zubin-Potok. Haxhiu ka thënë se ky është një zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

“Vlerësoj angazhimin dhe punën profesionale të ekipeve të Policisë së Kosovës, Institutit për Mjekësisë Ligjore, Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë e të sigurisë, të cilat po e trajtojnë këtë rast me përkushtim dhe përgjegjësi”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *