POLITIKATË FUNDIT

Këta janë dy serbët të arrestuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Media raporton se të dyshuarit janë: Momir Jakshiq (80 vjeç) dhe Miljko Bishevac (65 vjeç).

Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, rasti lidhet me ngjarjen tragjike të 19 prillit 1999, kur një grup civilësh shqiptarë të paarmatosur, që po lëviznin në drejtim të Malit të Zi, u ndaluan në vendin e quajtur Kalludra e Vogël, në Komunën e Zubin-Potokut.

Sipas dyshimeve, civilët fillimisht u plaçkitën, duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë, e më pas 23 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa trupat u varrosën në një lokacion pranë lumit në Kalludër të Vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *