Von Der Leyen flet me Biden për Kosovën e Serbinë: Presim konstruktivitet në takimin e 18 marsit
Von Der Leyen flet me Biden për Kosovën e Serbinë: Presim konstruktivitet në takimin e 18 marsit
Çështja e dialogut të Kosovës me Serbinë ishte temë e takimit të presidentit amerikan, Joe Biden, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.
Këtë e konfirmoi vet kjo e fundit në një konferencë shtypi me gazetarë pas takimit, transmeton lajmi.net.
Siç raportojnë mediat e huaja, Von Der Leyen tha se “Ne e prekëm shkurtimisht atë temë”, në takimin i cili u zhvillua në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo foli edhe për takimin e 18 marsit mes Kurtit dhe Vuçiq, të planifikuar të ndodhë në Ohër të Maqedonisë.
Tha se pavarësisht problemeve, është e rëndësishme që dialogu të vazhdojë dhe palët të kenë konstruktivitet.
“Është shumë e rëndësishme që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë. Nuk është e lehtë. Ka ende shumë çështje që duhet të zgjidhen, por është duke ecur në drejtimin e duhur. Propozimi tashmë është në tavolinë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrihet atje”, shkroi ajo.
Ajo tha se pret që palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë takim. /Lajmi.net/