Dalin detaje interesante: Thaçi u pyet në Hagë për Demaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën e të tjerë
Dalin detaje interesante: Thaçi u pyet në Hagë për Demaçin, Xhavit Halitin, Azem Sylën e të tjerë
Më pak se një muaj para nisjes së gjykimit, Prokuroria Speciale e Hagës ka publikuar disa nga detajet e intervistimeve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilat ishin kryer para se ata të arrestoheshin. Në këto detaje, organi i akuzës me seli në Hagë, ka hedhur dritë mbi faktet dhe dyshimet e saja për krerët e luftës. Në to përmenden edhe emra tjerë që aktualisht nuk janë të akuzuar, e që ishin pjesë e rëndësishme e UÇK-së.
Më 13 dhe 14 janar, atëherë president, Hashim Thaçi ishte intervistuar nga Prokurorët e Hagës, shkruan lajmi.net.
Siç bëhet e ditur tash, tre vjet më pas, Thaçi atëherë ishte informuar se ndaj tij ka një hetim penal, duke vazhduar më pas për t’u pyetur për marrëdhëniet e tij me disa persona që aktualisht nuk janë nën aktakuzë, përfshirë Agim Çekun, Adem Demaçin, Azem Sylën, Bislim Zyrapin, Ramë Bujën, Sylejman Selimin, Xhavit Halitin, Sokol Bashotën, Lahi Ibrahimajn, Xheladin Gashin e Jashar Salihun.
“THAÇI ofroi dëshmi për ngjarjet që kanë të bëjnë me akuzat, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) anëtarësimin e tij në UÇK;15 (ii) përfshirjen dhe udhëheqjen e tij në Drejtorinë Politike dhe Informative të UÇK-së;16 (iii) vendndodhjen dhe vendndodhjen e tij të anëtarëve dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së;17 (iv) marrëdhëniet e tij me, ndër të tjera, Adem DEMAҪI,18 Jakup KRASNIQI, Rame BUJA, Azem SYLA,19 Agim ҪEKU,20 Sylejman SELIMI,21 Xhavit HALITI, Sokol BASHOTA, Rexhep SELIMI, Lahi BRAHIMAJ, Kadri VESELI, GASHI SALIM,223 (v) anëtarësimi i tij në Shtabin e Përgjithshëm dhe funksionimi i tij;25 (vi) transportimi i armëve në Kosovë për UÇK-në;26 (vii) masat disiplinore brenda UÇK-së;27 (viii) Policia Ushtarake e UÇK-së;28 (ix) trajtimin e bashkëpunëtorëve;29 (x) njohuritë e tij dhe përfshirja në arrestime dhe ndalime;30 (xi) beteja e Gllogjanit më 24 mars 1998;31 dhe (xii) Konferenca e Rambujesë”, bëhet e ditur në shkresën e Prokurorisë që e ka parë lajmi.net.
Por nuk përfundonte këtu. Thaçi ishte intervistuar edhe disa muaj më vonë, konkretisht në korrik të 2020-ës.
Aty ai ishte pyetur për disa emra të tjerë, figura të UÇK-së, për strukturën komanduese, për hierarkinë e bazën e ushtrisë.
Kësaj radhe, ai ishte pyetur për marrëdhëniet e tij me Rexhep Selimin, Sabit Gecin e Sylejman Selimin.
Përveç kësaj, Thaçi kishte dhënë informacione edhe mbi rolin e tij në Rambuje.
“THAÇI ofroi prova për ngjarjet që kanë të bëjnë me akuzat, duke përfshirë, por pa u kufizuar në: (i) anëtarësimin e tij në UÇK;42 (ii) lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Kosovës;43 (iii) udhëheqjen e tij të Drejtorisë së Informacionit të UÇK-së;44 ( v) strukturat komanduese, hierarkia dhe bazat e UÇK-së;45 (vi) marrëdhëniet e tij me, ndër të tjera, Bislim ZYRAPI, Rexhep SELIMI, Sabit GECI, Sylejman SELIMI, Kadri VESELI, Agim ҪEKU dhe Azem SYLA; Stafi;47 (viii) arrestimi dhe ndalimi i disa personave;48 dhe (ix) funksionet dhe roli i tij politik në negociatat dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë”, thuhet tutje në materialin që e ka parë lajmi.net.
Përveç dy të lartëcekurave, Prokuroria ka publikuar edhe materien e intervistave të kryera më herët nga Taska Forca Hetuese e Speciales.
Përveç për Thaçin, aty janë dhënë detaje edhe për intervistimet e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit./Lajmi.net/