“Dorëheqje e panegociueshme e Ramës”/ Sot protesta e 34, mijëra qytetarë në sheshe e rrugë: Ju erdhi fundi
Ditën e sotme zhvillohet protesta e 34-t masive, ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 34-t radhazi.
“Ju erdhi fundi”, është mesazhi që organizatorët kanë përcjellë në thirrjen e tyre për pjesëmarrje në protestën.
Në mënyrë të vazhdueshme organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.
Kujtojmë që ditën e nesërme më 4 korrik është parashikuar një protestë kombëtare, ku pritet një pjesëmarrje e jashtëzakonshme.
