Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Veternik të Prishtinës
Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Veternik të Prishtinës
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga vetura.
Rasti ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.
“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor. /Lajmi.net/