TË FUNDIT

Qytetari që gjeti kuletën me mbi dy mijë euro: Pronari ka ardhë e na ka falënderu

Qytetari që gjeti kuletën me mbi dy mijë euro: Pronari ka ardhë e na ka falënderu

Qytetari Valon Ramadani, sot ka rastisur që të gjejë një kuletë në rrugën “Tringë Smajli” në Prishtinë.

Ai ka rrëfyer për lajmi.net se sapo ka parë kuletën, e ka menduar dorëzimin e saj në polici.

“Nuk e kom hap fare kuletën. Në momentin që e kemi parë kuletën kemi lajmëruar policinë. Është kënaqësi e madhe me gjete një kuletë por edhe me dorëzu, ma mirë se me mbajt diçka që nuk është e jotja”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka thënë se është kontaktuar edhe nga pronari i kuletës, sapo që ai ka pranuar kuletën e humbur nga Policia e Kosovës.

“Pronari sapo ka qenë në polici më ka kontaktu, ka ardhë këtu te puna ku punojmë e na ka falënderu”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka thënë se shpreson që të ketë sa më shumë kësisoj veprimesh edhe nga qytetarët e tjerë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *