TË FUNDIT

Liberalizimi i vizave, a është meritë e qeverisë Kurti apo jo?!

Që në vitin 2010 është premtuar për liberalizim të vizave, ndonëse një gjë e tillë ende s`ka ndodhur është afër të ndodh një gjë e tillë. Gjatë të enjtes Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian kanë miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel. Ky është ndër hapat e rëndësishëm me liberalizimin e vizave që pritet në dy data.

Më saktësisht afatin kohor e shpjegoi ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot tregon se më së largu janari i vitit të ardhshëm mund t’i gjejë kosovarët me liberalizim të vizave. Sipas tij, kjo gjë mund të ndodh edhe më herët, nëse Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), fillon punën më herët.

“Janë 2 data të mundshme, është ose kur sistemi ETIAS fillon të punojë ose tek më e fundit 1 janari (2024).” Një gjë e tillë ka mund të ndodh më herët, por Franca dhe Holanda ishin skeptike edhe për mungesën e luftimit të korrupsionit. Korrupsioni ka qenë në shifra alarmante në Kosovë dhe kjo sigurisht se e ka vështirësuar shumë rrugën e Kosovës në këtë drejtim.

Për këtë çështje kohë më parë presidenti francez Emmanuel Macron e kishte pritur në një takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me ketë të fundi që kishte deklaruar se “Sigurisht që qytetarët e Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave, është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk e ka të hequr liberalizimin e vizave.

Kjo çështje është trajtuar, unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim për heqje të vizave”, duke shprehur hapur hezitimin e Francës pikërisht për shkak të mungesës në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Pra ishin të qarta arsyet se pse Franca është kundër liberalizimit, korrupsioni dhe drejtësia. Qeveria aktuale ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, gjë që e konfirmoi edhe ministrja suedeze për Migracionin, Maria Malmer Stenergard, vendi i së cilës udhëheq Presidencën e BE-së, e cila lavdëroi progresin e Kosovës.

“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar menaxhimin e sigurisë dhe migracionit dhe për të harmonizuar politikën e saj të vizave me atë të BE-së” theksoi ndër të tjera zonja Stenergard. Tanimë po shihet drita , imazhi i liberalizimit. Pra, liberalizimi do të ndodh një ditë, shqetësuese është se Kosova do të zbrazët edhe pse nuk nënkupton viza puna por turistike, gjithsesi gjetja e mënyrave për të gjetur punë për shqiptarët e Kosovës s`do të jetë problem. Largimi i të rinjve do e dëmtojë Kosovën edhe më shumë, edhe ashtu janë larguar në shifra alarmante.

Është edhe meritë e qeverisë për liberalizimin e vizave, tanimë duhen krijuar kushtet për investime nga jashtë, rritje të pagës dhe mirëqenies, si dhe sigurimi shëndetësor që të ndalet trendi ikjeve. Liberalizimi mos të shihet si mundësi për të ikur, të shohim botën si turist duke marr vlerat dhe qytetërimin evropian.BotaSot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *