TË FUNDIT

Haradinaj pas takimit me Lajçak: Për AAK-në, marrëveshja me Serbinë është me interes nacional

Haradinaj pas takimit me Lajçak: Për AAK-në, marrëveshja me Serbinë është me interes nacional

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj ka deklaruar se Lajçaku e ka informuar në hollësi për progresin e arritur deri më tani për marrëveshjen e normalizimit e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se ka vlerësuar unitetin e shteteve anëtare të BE-së në mbështetje të kësaj marrëveshje.

“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj”, ka deklaruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajčak dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj.

Për Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *