Milaim Nela: Edi Rama, e keqja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë
Publicisti Milaim Nela ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “të keqen më të madhe që i ka ndodhur Shqipërisë që nga themelimi i saj”. Sipas Nelës, qeverisja e Ramës ka dëmtuar interesat kombëtare përmes shitjes së pasurive, largimit masiv të shqiptarëve dhe shkatërrimit të identitetit historik të vendit.
Në shkrimin e tij, Nela u bën thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të Ramës që të bashkohen për ta larguar nga pushteti, duke theksuar se “Shqipëria nuk mund të fshihet nga harta për interesa të huaja”. Ai e mbyll mesazhin me thirrjen: “Mjaft! Bëhuni të gjithë bashkë dhe largojeni!”.
Shkrimi i Nelsë:
Edi Rama është e keqja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërise që nga themelimi i saj
Kurrë një pushtues më parë se shtetar as nuk bëhet fjalë nuk i ka bërë keq vendit sa ky njeri!
Vërtet Enver Hoxha vrau 6 mijë vetë e dërgoi qindra mijëra burgjeve e internimeve por nuk e nxorri Shqipërine në shitje!
Vërtet Enver Hoxha i mbajti të në varferi ekstreme Shqiptaret por nuk ua shiti të huajve as detin e as tokën e as pasuritë kombetare siç po bën ky!
Edi Rama e bëri!
Vërtet Enveri nuk ndertoi rruge e autostrada por nuk e shkatërroi identitetin tonë historik e zonat që ruajne lashtësine tonë!
Askush më parë nuk e ka bërë Shqipërine mall për tramp të interesave qe as nuk na takojne e as nuk duhet të ishim pjesë e tyre.
Edi Rama e bëri aq zi sa askush tjetër!
Askush më parë nuk e bëri vendin kantier ndërtimi e lavatriçe të parave të mafias nderkombetare e drogës!
Asnë pushtues kurrë më parë nuk e ka shkretuar Shqipërinë me 1 milionë shqiptarë më pak e kjo pjesa më e mirë e saj!
***
Por të keqen më të madhe po ja bëjnë sot vendit ata që i shkojnë mbrapa dhe megjithese e kuptojnë fare mire se çka ndodhur e ç’po ndodh nuk kanë as kurajon e as fuqinë të ngrihen në nivelin e pasjes së kurajos për ti thënë STOP se nuk shkon më kështu!
Stop se nuk mund ta fshijmë Shqiperinë nga harta për llogari të klienteve të tu që të sigurojne mbrojtje!
Mjaft!
Bëhuni të gjithë bashkë e largojeni!
Shpëtojeni edhe atë nga makthi!
Bëni të paktën atë që bëri Marjana e Thethit!
