POLITIKATË FUNDIT

Ja sa kushton një drekë, një sanduiç, një kafe në Kampionatin Botëror

Ja sa kushton një drekë, një sanduiç, një kafe në Kampionatin Botëror

Aleksandria, befasia e Botërorit: Qytet magjepsës, por çmimet të lënë pa fjalë.

Kombëtarja e Kroacisë e vendosur në Aleksandri, ku është vendosur kampi bazë i saj gjatë Kampionatit Botëror në SHBA.

“Aleksandria, disa kilometra larg kryeqytetit amerikan Washington, të jep ndjesinë sikur po ecën në një periudhë tjetër historike.

Rrugët me kalldrëm e tulla të kuqe, ndërtesat e ruajtura me kujdes nga shekujt XVIII dhe XIX, shëtitoret pranë lumit Potomac dhe lagjet e qeta me gjelbërim krijojnë një atmosferë që rrallë e gjen në qytetet moderne amerikane”, ka shkruar media kroate “Veçernj List”.

“Krahas gjithë këtyre bukurive, një realitet të godet menjëherë sapo ulesh në një lokal apo restorant – çmimet. Kostoja e jetesës në këtë pjesë të SHBA-së është jashtëzakonisht e lartë.

Një drekë e zakonshme mund të arrijë lehtësisht rreth 80 euro, pa përfshirë ndonjë luks të veçantë.

Nëse dëshironi vetëm një sanduiç të thjeshtë, shpesh duhet të ndani rreth 12 euro, ndërsa për një kafe mesatare çmimi mund të shkojë deri në shtatë euro.

Kafe shtatë euro, qira apartamenti deri në 3,500 euro në muaj”, shkruan më tej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *