OPINIONTË FUNDIT

Reduktimi i KFOR-it, NATO: Marrëveshjet me Kosovën mbeten të paprekura

Në vitin 1999, NATO u vendos në Kosovë për të garantuar sigurinë në terren, pas një konflikti që kishte shembur rendin ekzistues.

Në më shumë se dy dekada, misioni u reduktua gradualisht, në linjë me normalizimin e situatës.

Një reduktim i ri paralajmërohet për vitin e ardhshëm, por, ndryshe nga më parë, ai vjen në një kohë pasigurish dhe debatesh për praninë amerikane.

Një zyrtar i NATO-s i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi për optimizimin e forcave të KFOR-it në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese që janë në mes të Aleancës Veri-Atlatnike dhe Kosovës.

Ai ka thënë se vendosja e FSK’së në Veri të Kosovës mbetet e kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it

“Procesi i optimizimit nuk prek marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit me Kosovën. Dislokimi i FSK-së në Veri mbetet i kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it..”,ka deklaruar ky zyrtar i NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *