TË FUNDIT

Deputeti i VV-së kundër Ligjit për shëndet riprodhues, Bogujevci e konfirmon se po bëhet nënë

Deputeti i VV-së kundër Ligjit për shëndet riprodhues, Bogujevci e konfirmon se po bëhet nënë

Në seancën e Kuvendit të enjten është diskutuar për Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

E kundër lejimit të fertilizimit të asistuar për gratë e pamartuara u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, duke thënë se projektligji në fjalë duhet të rishikohet pasi sipas tij, cenon familjen.

“E drejta e fertilizimit u jepet edhe vajzave të pamartuara. Pati edhe çështje të tjera. Unë personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë diskutim, prandaj do të kërkoja nga ministri ta tërheqë dhe ta diskutojë për vërejtjet”, ka thënë Rrahmani.

E ndaj tij ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, e cila ka thënë se ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“Unë përderisa nuk e kam pasur mundësinë të kem një partner apo të martohem kam dashur të kem fëmijë. Por, unë duhet të jem e limituar për të krijuar familje në bazë të asaj që ti e the. Ka ardhur koha t’i lëmë gratë rehat dhe të vendosin për veten e tyre pa i cenuar vlerat shoqërore”, ka thënë Bogujevci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *