POLITIKATË FUNDIT

Kush po e sfidon Abdixhikun? Gacaferi përmend emrat dhe aleancat

Anëtari i partisë Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke pretenduar se brenda partisë ka nisur një garë e fortë për ndikim politik.

Në një postim në Facebook, ai përmendi disa emra të njohur të LDK-së, duke përfshirë Lumir Abdixhiku, Përparim Rama, Hykmete Bajrami, Vjosa Osmani, Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri.

Gacaferi gjithashtu pretendoi se Lumir Abdixhiku do ta ketë të vështirë përballjen politike me Përparim Ramën, duke aluduar për mbështetje të këtij të fundit nga figura të caktuara të PDK-së. Këto janë qëndrime të shprehura nga Gacaferi në rrjetet sociale.

Postimi në Facebook:

Tani lufta e madhe sapo ka filluar në LDK:

Lumir Abdixhiku & Përparim Rama

Hykmete Bajrami & Vjosa Osmani

Avdullah Hoti & Lutfi Haziri

Pavarsisht rezistencës qe do bëjë Lumiri karshi Përparimit, Lumiri e ka luftën e humbur sepse PDK bashkë me Oligarkët janë pozicionuar në favor të Përparimit! E sidomos PDK, e kur them PDK fjalën e kam për Sami Lushtakun, qe vendos 85-90% në LDK, e Samia e ka zgjedhur tash më Përparimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *