“Një përgjigje për ata që bëjnë të paditurin” – Atiq ndan shkrimin për Dejona Mihalin
Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiq, ka ripublikuar një shkrim të vitit 2025 të kandidatit për deputet nga LVV, Gani Krasniqi, kushtuar aktivistes së LVV-së, Dejona Mihali.
Në shkrim, Krasniqi e përshkruan Mihalin si aktiviste të ditëve të para të LVV-së, me afro dy dekada angazhim politik, duke theksuar se ajo ka kontribuar në forcimin e subjektit politik. Ai përmend gjithashtu prejardhjen e saj familjare, duke theksuar se është vajza e ish-ushtarakut Aleksandër Mihali dhe artistes Lindita Mihali.
Shkrimi i plotë:
Një përgjigje për ata, të cilët e bëjnë të paditurin,
se kush është Dejona Mihali? Ja se ua them unë:
Dejona Mihali është bija e Aleksandër Mihalit, ushtarak i karrierës së Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tani i pensionuar. I asaj ushtrie e cila ishte model frymëzimi dhe mbështetëse e Ushtrisë së lavdishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas pensionimit të tij ishte kryetar i Shoqatës së ish-ushtarakëve shqiptar.
Po ashtu Dejona është bija e Lindita Mihali, Soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, model për gruan shqiptare.
Ndërsa aty ku e ka merakun z. Rama dhe zëdhënësit e tij
për qëne në dijnë se kush është por bëhen që nuk e dijnë. Po Dejona Mihali është njëra nga aktivistet e ditëve të para të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila me angazhimin dhe përvojën e saj gati dy dekada ka arritur të bëhet promotori i kësaj familje politike LVV-s, subjektit më të fuqishëm dhe më demokratik në Republikën e Kosovës.
Shkruar nga Gani Krasniqi
