TË FUNDIT

Përplasja mes Musliut dhe Haxhiut: Në Kosovë gratë nuk vriten veç pse janë gra, nuk jemi në Afganistan

Përplasja mes Musliut dhe Haxhiut: Në Kosovë gratë nuk vriten veç pse janë gra, nuk jemi në Afganistan

Deputetja e PKD-së, Ganimete Musliu, ka kundërshtuar fjalën e deputetëve të mazhorancës sa i përket dhunës ndaj grave apo përdorimit të termit “femicid”.

Musliu ka thënë se termi “femicid” përdoret kur gratë vriten veç pse janë gra, pra i takojnë gjinisë femërore, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka në Kosovë femicid. Në Kosovë nuk vriten gratë veç pse janë gra. Nuk jemi shoqëri femicide, është e kotë që mundoheni ta paraqisni kështu shoqërinë tonë. Nuk jemi as në Afganistan e as në Iran, jetojmë në mes të Evropës”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se shoqëria kosovare është shoqëri demokratike.

“Jemi shoqëri demokratike, unë e dënoj çdo vrasje, qoftë e burrave apo grave, por nuk jemi shoqëri femicide”, ka thënë Musliu.

Në anën tjetër, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar deputeten Musliu se nuk po reagon ndaj dhunës ndaj grave.

“Nuk e kam pritur kurrë që një deputete në Kuvendin e Kosovës të mbajë kësisoj fjalimi, që e nxit dhunuesin apo vrasësin”, ka thënë ndër të tjerash Haxhiu.

Në anën tjetër, Musliu ka reaguar përsëri duke thënë se ajo është pro të drejtave të gruas, por ka theksuar se në Kosovë nuk ka urrejtje ndaj grave vetëm pse i takojnë gjinisë femërore. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *