POLITIKATË FUNDIT

Lis Bukuroca: Pse shani diasporën?

Kur rezultati është mbi 42% në Kosovë dhe vetëm rreth 3% në diasporë, problemi nuk është vota e saj, por paaftësia për të kuptuar matematikën elementare.

Diaspora dëshiron shtet ligjor dhe institucione funksionale, si në Gjermani, si në Zvicër etj.

Pikërisht sepse jeton në vende ku ligji zbatohet, e jo aty ku kriminaliteti i organizuar merret me politikë.

Ajo nuk e dëshiron një kopje të Shqipërisë dhe Serbisë.

Kuptojeni!

Ajo nuk do gazetarë milionerë.

Ajo nuk do investime të krimit.

Ajo do Prokurori dhe Gjykata të pavarura, jo gjykatës e prokurorë në shërbim të krimit.

Prandaj ajo voton ata që premtojnë shtet juridik, për sundim të ligjit, jo parti që i ngjajnë kriminalitetit të organizuar.

Pa mbi një miliard euro në vit të diasporës, Kosova do të fundosej keq.

Ajo nuk voton kundër Kosovës; ajo voton për Kosovën që dëshiron të shohë.

Mos e urreni mërgatën për mënyrën si voton; pyesni veten pse ajo kërkon atë që ju ende nuk e kuptoni ose nuk e dëshironi.

Pse keni frikë nga shteti ligjor?

Falënderojeni atë, sepse paqen dhe stabilitetin që i gëzoni, i financon edhe ajo.

Edhe shumë nga liderët e UÇK-së ishin pjesë e diasporës.

Jini mirënjohës.

Mos e përbuzni,

mos e shani,

mos e urreni dorën që ju ndihmon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *