POLITIKATË FUNDIT

“Qe qysh shitet njeri” – Adriana Matoshi publikon video: Vehbia ia përkujtoi Visarit…

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar me tone të ashpra përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka komentuar zhvillimet e fundit dhe pretendimet e ngritura në opinionin publik lidhur me dyshimet se disa analistë politikë mund të jenë paguar për të promovuar ose folur pozitivisht për një kandidate për deputete.

Matoshi përmendi familjarë të kandidates, duke ngritur pretendime për lidhje dhe aktivitete të tyre, ndërsa akuzoi disa figura publike se po e promovojnë atë për interesa të caktuara.

Postim i plotë:

Mos t’i harrojmë; çdo ditë duhet me i përkujtu këto ameba.

Qitu shihet qysh flet parja.

Kurrë në jetën jeme s’kisha ni për këtë çikën e re, për shkollimin e saj. Vehbia ia përkujtoi Visarit që ka studiu edhe për AI – demek, mos e harro qit sen.

Punon baba i saj në veri me Radojçiqin, maj këta në jug zhagun.

Qe qysh shitet njeri.

Folka parja, jo analiza; blblblbl, tu belbëzu.

Ju tani me kritiku Albinin.

O kuku për neeee! Ikni more atje, se marre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *