OPINIONTË FUNDIT

Pse mediet në Kosovë heshtin për protestën e rinisë në Tiranë?!

Shqipëria këto ditë është në protestë. Një protestë madhështore jo vetëm nga pjesmarrja, por edhe nga kultura e organizimit dhe zhvillimit të saj. Një protestë, ku rinia shqiptare gjen relaks dhe shfaqet e bindur në fitoren e madhe për të mbyllur tranzicionin. Është gjithashtu protestë e mbrojtjes së territorit dhe të dinjitetit shqiptar. Prandaj dhe duket se Shqipëria po kalon nga një epokë në një epokë tjetër të transformimit modern të saj. Madje e përkushtuar për ta ruajtur territorin dhe dinjitetin e integritetin të vet.

Patëm filluar të besonim se “Shqipëria nuk bëhet”! Se “nervi i rinisë kishte vdekur”! Se “qëllimisht në Shqipëri të rinjtë u përzunë jashtë vendite atdheu të shitej copa-copa nga kreu i qeverisë, Edi Rama, pasiqë nuk ka më njerëz të reagojnë”! Por ndodhi mrekullia. Si me magji! Ndodhi pikërisht atëherë, kur shpresa ishte shuar e bashkë me të po vdiste edhe shpirti i shqiptarëve. Ndërkohë që në historinë e njerëzimit jo rrallë ka ndodhur kur bashkë me shpirtin e kombeve ose popujve janë shuar edhe vetë ata. Ka popuj që tregohen thjesht si histori e nuk ekzitojnë më. Në atë rrugë ishte nis Shqipëria. Rinia e riktheu atë në jetë, sepsenë fakt ishte në koma.

Megjithatë mediet e mëdha në Shqipëri dhe të gjitha mediet në Kosovë nuk flasin për këtë ngjarje të ringjalljes sonë kombëtare. Prej 15 ditësh protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës e të shumë qyteteve të tjera të Shqipërisë, por mediet në Kosovë i kushtojnë vetëm pak ose aspak minuta kohë. Asnjë prej tyre nuk i transmeton protestat live. Nuk ndodh që këto protesta të bëhen objekt analize e solidarizimi në emisionet televizive të debatit. Nuk ndodh që komentet të shënojnë faktin se këto protesta janë ndoshta më të civilizuarat dhe në një moment të vështirë për Shqipërinë. Televizionet dhe mediet e tjera në Kosovë janë kaps në këtë rast.

E ndërkohë ngjarje shumë herë më pak të rëndësishme janë bërë e bëhen objekt informacioni dhe përçimi për Kosovën në mediet e Tiranës. Çfarë ka ndodhur? Pse mediet e Kosovës heshtin, anashkalojnë ose nuk pasqyrojnë gjerësisht ngjarjet madhore që po ndodhin në Tiranë dhe në Shqipëri? Dikush më tha se ato janë të “blera nga mafia dhe kreu i organizatës mafioze në Tiranë”! Nuk është fort e besueshme kjo. Ne në Shqipëri e dimë se çfarë ka mundur të bëjë mafia, krimi i organizuar dhe organizata kriminale në pushtet. I ka kapur thuajse të gjitha mediet shqiptare. Por në Kosovë, si paska mundur të depërtojë kësisoj? Cilat janë fijet e lidhjeve të fshehta që kanë paralizuar reagimin mediatik të Kosovës për ngjarjen e jashtëzakonshme që ndodh në Tiranë?

Në fakt në dekadën e fundit ka ndodhur një lloj trafikimi mediatik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Gazetarë dhe analistë të Kosovës janë shumë aktivë në mbrojtje të politikave shkombëtarizuese dhe asgjësuese të kombit shqiptar nga ana e qeevrisë Rama. Kur pritej e kundërta! Këta analistë u shfaqën me zell në ekranet televizive të Tiranës e të Kosovës për ta mbrojtur politikën e shpopullimit dhe të shitjes copa-copa të Shqipërisë tonë. Për herë të parë janë vënë në vijën e parë të luftës për ta mbrojtur politikën proteksioniste të Edi Ramës pikërisht emra të njohur të debatit politik të Kosovës. Kjo nuk kishte ndodhur në këtë masë në asnjë epokë të zhvillimeve në Kosovë, përveçse në periudhën e lobimeve për ndarjen e Kosovës dhe të Open Balkan. Janë pikërisht gazetarët dhe analistët e Kosovës që mbrojtën ndarjen dhe Open Balkan, ata që sot mbrojnë politikat anti-kombëtare të Edi Ramës.

Janë po ashtu televizionet që janë trafikuar midis Shqipërisë dhe Kosovës, ato të cilat heshtin për protestat. Shihni psh ABC-news të Shqipërisë dhe do të bindeni për shërbimin e verbër që pronari i tij kosovar ia bën regjimit antishqiptar të Edi Ramës. Televizionet në Kosovë janë gjithashtu të ndikuar nga qëdrimet e si këtij pronari mediatik, me qëllim që t’ia bëjnë shërbimin e radhës padronit mafioz të Shqipërisë. Askush në Shqipëri nuk ka dyshim se Edi Rama po shet Shqipërinë për të mbajtur pushtetin e tij të dhunshëm në Tiranë. Por askush nuk dyshon gjithashtu se mediet shqiptare të Tiranës dhe të Kosovës që nuk japin protesatat e rinisë shqiptare të jenë gjithashtu medie kombëtare. Mirë ato të Tiranës! Enigma më e madhe lidhet me heshtjen e medieve në Kosovë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *