TË FUNDIT

Pamje/ Xhandarmëria serbe bastis shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së

Pamje/ Xhandarmëria serbe bastis shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇPMB-së

Zhvillime të njëpasnjëshme ka në lidhje me Kosovën dhe Serbinë. E së fundi një ngjarje aspak e lehtë ka ndodhur në Luginë.

Shtëpitë e disa prej ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e 6 marsit. Kjo është bërë e ditur nga Lëvizja e Progresit Demokratik.

Lëvizja e Progresit Demokratik ka reaguar fuqishëm duke e cilësuar këtë si presion ndaj shqiptarëve, e në veçanti ndaj familjes së Nadir Sefedinit.

“Dhuna të cilën e kanë ushtruar në mëngjesin e 6 marsit nuk e justifikon arsyen në letër, por vetëm qëllimin e njëjtë e me veprime të përsëritshme për frikësimin e banorëve nëpërmjet dhunës psikike e fizike ndaj qytetarëve shqiptarë e pronave të tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas kësaj partie, këto veprime kanë vetëm një qëllim final, pasigurinë e qytetarëve duke siguruar paqen dhe stabilitetin në Luginë të Preshevës, por edhe në rajon.

“Për rastin në fjalë jemi duke i njoftuar autoritetet ndërkombëtare si dhe qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj veprimeve të tilla antinjerëzore e antishqiptare”.

“Prandaj dënojmë ashpër këto akte qyqare të mentalitetit millosheviqian, dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të mbajnë qetësinë, se ky vend është i banorëve të saj e veprimet e tilla nuk i shërbejnë të ardhmes evropiane”, thuhet tutje./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *