“Nuk të votoj ty presidente!” – Adriana Matoshi i reagon ashpër Vjosa Osmanit pas deklaratës së fundit
Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi ka reaguar pas deklaratës së kandidates për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye për ta refuzuar kandidaturën e saj për rikthim në postin e presidentes.
Matoshi, në postimin e saj në Facebook, kundërshtoi këto deklarata dhe ka lënë të kuptohet se nuk do ta mbështeste një kandidaturë të tillë në rast se siguron mandat deputeteje, duke e bërë të qartë qëndrimin e saj politik në këtë çështje, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Kqyre pash ni Zot, del e treta, hup me temel, edhe hala pa u kry numërimet paska dal tu na thonë që duhet patjetër unë Presidente.
Qyqja unë po n’zor kokshe.
Meqenëse je kaq në zor, që po e boj publike. Nëse bohna deputete, unë publikisht deklaroj që NUK të votoj ty presidente.
A e ki ma t’lehtë tash?
