POLITIKATË FUNDIT

“Lakmia për pushtet i fshiu parimet” – Geci me kritika të ashpra ndaj Vjosa Osmanit – ia përmend akuzat ndaj Kurtit

Halil Geci, ka reaguar ndaj deklaratës së Vjosa Osmanit, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për ta refuzuar rizgjedhjen e saj në postin e presidentes.

Përmes një reagimi në Facebook, Geci e ka kritikuar ashpër qëndrimin e Osmanit, duke e akuzuar atë për mospërputhje mes deklaratave të mëhershme dhe veprimeve aktuale politike.

Sipas tij, kërkesa për mbështetje nga Vetëvendosje vjen pas një periudhe kritikash dhe akuzash të drejtuara ndaj kësaj partie, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e saj politike dhe besueshmërinë para votuesve, transmeton “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

KUR LAKMIA PËR POST E MUND QËNDRIMIN POLITIK

Kur fytyra e politikës ndryshon për një karrige, vdes besimi i votuesit

Kur pushteti i përkohshëm e rrënon besimin politik, atëherë shkatërrohen parimet dhe fjala e dhënë, ndërsa politikani zhvlerësohet në sytë e votuesve, siç ka ndodhur edhe me Vjosën në politikë.

Pushteti mbi parimet: Si u harruan akuzat ndaj Kurtit dhe VV-së për karrigen e presidentes Vjosa Osmani është bërë shembulli më i qartë i kontradiktës mes fjalëve dhe veprimeve në politikë.

Sjellja e saj herë si engjëll e herë si djall, po duket haptaz se po i përsërit të njëjtin skenar që e ndoqi edhe para gjashtë vitesh, kur u largua nga LDK-ja dhe kontribuoi në përçarjen e saj për t’i hapur rrugë ambicies së vet politike.

Tash në zgjedhjet e 28 dhjetorit Kur nuk i kishte votat për t’u bërë presidente, ajo nuk la akuzë pa bërë ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Për javë të tëra dëgjuam kritika, sulme politike dhe deklarata të ashpra kundër Kurtit dhe VV-së.

Mirëpo, mjaftuan vetëm dy orë pas publikimit të rezultateve të zgjedhore 7 qeshorit dëgjonim një deklaratë krejt tjetër: se “LVV-ja nuk ka asnjë arsye të mos më pranojë për presidente”.

Kjo kthesë e menjëhershme politike ngre një pyetje të thjeshtë: çfarë ndodhi me gjithë ato akuza, kritika dhe qëndrime që u shprehën deri dje? Si mund të kërkohet sot mbështetja e atyre që deri para pak javësh paraqiteshin si problem për vendin?

Edhe raporti i saj me LDK-në mbetet një nga kontradiktat më të mëdha politike. Ajo përfitoi nga votat dhe mbështetja e elektoratit të LDK-së, por sot sillet sikur nuk ka asnjë detyrim moral ndaj atyre që e mbështetën.

A kan arsyje çë votusit e LDK-së të ndihen të tradhtuar dhe të pyesin me të drejtë se ku mbeti besa dhe rrugëtimi i përbashkët që u premtua dje dhe qfar ndodhi sot.

Rezultatet zgjedhore treguan gjithashtu se qytetarët nuk i dhanë mbështetjen që ajo pretendon se e gëzon. Prandaj, vullneti i popullit nuk mund të përdoret si argument për të kërkuar një mandat tjetër presidencial.

Pas gjithë kritikave dhe akuzave të drejtuara ndaj Kurtit dhe VV-së, është e vështirë të kuptohet pse koalicioni fitues do të duhej ta mbështeste për një mandat tjetër një të pa bes dhe pa dinitet.

Aq më tepër kur para zgjedhjeve u paralajmërua se, nëse nuk zgjidhej presidente, vendi mund të shkonte sërish në zgjedhje.

Sot, me një numër të kufizuar deputetësh dhe pa mbështetjen që pretendonte nga qytetarët, ajo vazhdon të kërkojë postin e presidentes. Por politika nuk mund të ndërtohet pafundësisht mbi kthesa, lëvizje të momentit dhe interesa personale.

Populli i sheh dhe i gjykon këto veprime. Besimi humbet shpejt kur fjalët dhe veprimet ecin në drejtime të kundërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *