TË FUNDIT

Hoti: Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr – Çfarë strategjie është kjo?

Hoti: Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr – Çfarë strategjie është kjo?

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për importin e qymyrit në vend.

Ai ka thënë se edhe pse “flemë mbi qymyr”, Kosova vazhdon të importojë qymyr, shkruan lajmi.net.

“Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive.

“Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku 6 milion euro qymyr janë importuar vitin e kaluar. Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga “Kosova Thëngjilli””, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë:

Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr.

Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar.

Kontrata e kësaj ndërmarrje me KEK-un nuk është aktive. Punëtorët e saj janë pa të ardhura. Sot bizneset private detyrohen të importojnë qymyr nga jashtë. Së paku 6 milion euro qymyr janë importuar vitin e kaluar. Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga “Kosova Thëngjilli”.

Për kur po e ruajmë qymyrin?

Çfarë strategjie është kjo?

Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera?

Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike? /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *