Kapiti: Vjosa në dëshpërim e ka kot, që vetëpropozon veten e saj për Presidente
Osmani, na paska thënë se VV’ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin e saj për presidente.
‘’Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka asnjë arsyeje që ta refuzojë emrin tim për presidente të të Republikës së Kosovës, kaq është përgjigja ime’’, na paska thënë ajo.Shikojeni se kush na paska qenë Vjosa Osmani një delirante e sëmurë për pushtet ndoshta si një rast unikal në Botë.
I kërkon LVV dhe Albin KLURTIT që ta pranojë atë për Presidente të Kosovës, në një kohë kur asaj i dështoi rëndë komploti antiKosovë, ajo jo presidente por ajo duhet të ndëshkohet penalisht për shkeljen e Kushtetutës kur për verbërinë dhe egoizmin e sëmurë për pushtet ajo ndërmori një vendim ekstrem për shpërndarjen e parlamentit; ajo duhet të japë llogari për takimet e fshehta që ka bërë me serbët dhe me antikosovarin e madh , Edi Rama.
Nëse LDK-ja na paska marrë nje rritje prej 4%, edhe sikut ta zëmë se kjo erdhi si meritë politike e Vjosa Osmanit, me 4%, kjo edhe moralisht është e papranueshme jo për LVV, por as vetë LDK-ja nuk duhet ta pranojë më Vjosën për kandidate për Presidente.
Presidenti i Republikës presupozohet që të jetë një person jo politik, por rasti i Osmanit është më shumë se politik, askush nuk e pranon me logjikë këtë vetëpropozim mjeran të Vjosës për presidente, kur ajo politiksht ka qenë tejet agresive me trillime e shpifje kundër LVV-së.
Po e them me bindje se nëse Vjosën nuk do ta kishte stehuar politikisht LDK-ja, apo më sakt atë e pranoi Abdixhiku, LDK do kishte fituar më shumë për faktin se atë nuk e duan as vetë antarësia e LDK-së.
Nëse , ta zëmë se zgjidhet Osmani për Presidente e Kosovës, ky do të ishte një veprim i rëndë edhe kundër protestave patriotike që po mbahen në Shqipëri për rrëzimin e Kryeministrit shqiptar i cili ka mbështetur cdo veprim e strategji të Serbisë kundër Kosovës, por edhe Vjosa Osmanin që sot ajo na është në LDK.Vjosa nga Presidente , që gabimisht e zgjodhi LVV, lavdinë e arriti prej LVV-së, por sot ajo është tashmë dështakja politike më e madhe e LDK-së. Nëse Kurti kërkon të bëjë kualicion me LDK-në, poqese ai e pranon kandidaturën e Vjosës, atëhere edhe vetë Kurti do humbaë shumë, pasi antarët e LVV-së meë te drejte kurrë nuk e pranojnë Vjosën presidente. Nëse ta zëmë se kërkohet një kualicion LVV-LDK dhe LDK e kushtëzon këtë vetëm me Vjosën Presidente, atëhere kjo verteton faktin se LDK politikisht paska falimentuar dhe qënka vegël qorre e një kaste të ngushtë korrupsioni.Pastaj do ishte më e pranueshme dhe shumë herë më e mirë një aleancë e Kurtit dhe LVV-së me PDK-në dhe AAK-në.
