POLITIKATË FUNDIT

LIVE: Nga mbi 99% e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore bindëse në të shtatë komunat e mëdha

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit në Prishtinë tashmë ka përfunduar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë prinë LVV-ja me 48,90% apo 48,983 vota.

Në vendin e dytë renditet LDK-ja me 24,44% apo 24,483 Vota.

Në vendin e tretë renditet PDK-ja 19,05% apo 19,078 Vota dhe AAK-ja me 5,13% apo 5,134 Vota.

Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Prishtinë.

Në kryeqytet, fitore bindëse ka shënuar Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka marrë 48,90% të votave, përcjell “Bota sot”.

Derisa, LDK, e cila udhëheq në nivel lokal në Prishtinë, doli e dyta me 24,44%.

Kurse, PDK e treta me 19,05% dhe AAK e katërta me 5,13%.

Ndonëse, kryetari i ri i AAK-së, Ardian Gjini është njëherësh kryetar i Gjakovës, ai nuk arriti të fitojë në këtë komunë.

Këtu, LVV shënoi fitorë të thellë me rezultat prej 48,72% të votave, derisa AAK u radhit e dyta me 27,49%, transmeton “Bota sot”.

Radhitja e partive në Gjakovë

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 48,72%

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 27,49%.

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 12,38%

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 6,97%

Në Skenderaj, edhe ashtu sicc pritej, fituese doli PDK.

Në këtë komunë, PDK mori 79,22% të votave, transmeton “Bota sot”.

Radhitja e partive në Skenderaj:

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 79,22%

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 14,05%

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 3,04%

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 1,93%

Në komunën e Lipjanit, ka përfunduar numërimi i votave.

Rezultatet në këtë komunë janë tejet interesant, ndonëse LDK udhëheq në nivel lokal, ajo u radhitë e treta në këto zgjedhje, derisa LVV doli fituese, transmeton “Bota sot”.

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 42,48%

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 25,84%

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 25,04%

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 2,15%

Edhe në Vushtrri, Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore të thellë.

Pas përfundimit të numërimit të votave, partia e udhëhequr nga Albin Kurti mori 56,20% të votave, transmeton “Bota sot”.

Radhitja e partive në Vushtrri

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 56,20%

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 25,42%

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 11,49%

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 3,33%

Numërimi i votave në KQZ po shkon drejt fundit, ku deri më tani janë numëruar 95,28% e votave, apo 2,380 kuti të votimeve, përcjell “Bota sot”.

Nga numërimet e deritashme rezultatet e partive janë këto:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 43,43%

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK – 21,36%

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK – 17,86%

AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS – 7,13%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *