Partia e evropianëve socialist urojnë Kurtin dhe Vetëvendosjen pas rezultateve zgjedhore
Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka uruar Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme në Kosovë.
Në reagimin e saj, PES ka theksuar se pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës në drejtim të reformave demokratike, progresit social dhe rrugës evropiane të vendit.
Organizata evropiane vlerëson se partneriteti me Kosovën do të mbetet i rëndësishëm në proceset e integrimit dhe zhvillimit institucional.
